Shpendi vjen me 100 premtime për mandatin e dytë

shpendi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmërue që nëse fiton mandatin e dytë në krye të Prishtinës, ka përpilue nji program me 100 premtime të realizueshme në 10 fusha të ndryshme.

“Për mandatin II në qoftë se e kemi edhe mbështetjen e qytetarëve për Kuvendin Komunal kemi përgatitur 100 (njëqind) premtime të realizueshme në 10 fusha të ndryshme”, ka shkrue Ahmeti në Facebook.

Gjatë mandatit të parë, Shpend Ahmeti kishte punue në bazë të nji programi prej 12 premtimesh, të cilat thotë se i ka realizue të gjitha.

Shperndaje në: