Shpenzimet pa kontroll të ish Presidentes Jahjaga

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga, me gjase na del kampione e shpenzimeve të fillimvitit në institucionet publike. Ajo ka shpenzue rreth 95 mijë euro gati për çdo muej, për mallna dhe shërbime.

Për rreth 4 muej, presidenca ka shpenzue 82.57 për qind të rrjedhës së pareve të planifikueme te mallnat dhe shërbimet, kurse 62.33 për qind të rrjedhës së pares së planifikueme te pagat dhe meditjet.

Në raportin financiar të shpenzimeve të presidencës gjatë këtij viti, të cilin Telegrafi e ka sigurue mbas kërkesës për qasje në dokumente zyrtare, në tremujorin e fundit të mandatit të saj si presidente, Jahjaga kishte ba shpenzime enorme.

Kurse, me dinamikën e shpenzimeve të saj, presidencës nuk kishte me i mjaftue as nji buxhet shumë ma i madh, se ai prej 1.6 milion euro, sa asht buxheti vjetor në tansi i Presidencës, shkruen Telegrafi.

Në raportin e shpenzimeve vërehet se, gjatë muejve të parë të vitit, 181,439.56 euro janë vetëm shpenzime të udhëtimit, kurse 57,561.65 euro shpenzime të përfaqësimit si reprezentacion.

Nga 395,532.88 euro sa janë shpenzue prej fillimit të vitit e deri në muejin e parë të mandatit të ri presidencial, vetëm 67,180.00 euro ishin borxh i fundvitit 2015, kurse shumica e obligimeve ishin të tremujorit të parë.

Si shpenzime të papagueme, në raportin e shpenzimeve figurojnë edhe shpenzimet e inaugurimit të presidentit Thaçi.

Gjatë muejve të parë të vitit, si shpenzime të tjera të mallnave dhe shërbimeve, vetëm për furnizime për zyre, ushqim e pije dhe për akomodim u shpenzuen 46,808.04 euro.

Si shihet nga plani gjashtëmujor i presidencës për rrjedhën e pares në vlerë prej 479 mijë euro për mallna dhe shërbime, afër 400 mijë euro janë shpenzue vetëm në katër muejt e parë. Ndërsa, shikue në planifikime vjetore, për katër muej janë shpenzue 51.34 për qind të mjeteve të parashikueme, prej 770,421 euro, për me u shpenzue për tanë vitin 2016.