Shpërbahet Parlamenti i Maqedonisë

Deputetët kanë votue shpërbamjen e Kuvendit të Maqedonisë me 110 vota ‘për’.

Me 72 vota “për” dhe 37 “kundër”, Kuvendi e ka votue propozim – Buxhetin për vitin 2017, raporton Portalb.mk.

Opozita ka kundërshtue Buxhetin për vitin 2017, tue e cilësue si Buxhetin ma të keq që deri tashi asht sjellë ndonjiherë.

Simbas, deputetit të PDSH’s, Orhan Ibrahimi, ky propozim – Buxhet asht kryekëput antishqiptar dhe për këtë fajin e mbanë VMRO dhe BDI, raporton PortAlb/Mk.

Tashma Maqedonia asht e vendosun, krejt deputetët e pranishëm në sallë njizani votuen shpërbamjen e Parlamentit dhe mbajten e zgjedhjeve më 11 Dhetor të këtij viti.