Shpërbahet Parlamenti. Kur i ka zgjedhjet Maqedonia

zaev

Parlamenti i Maqedonise u shpërba dhe u shpallen zgjedhjet me  5 Qershor.

Kështu ka vendose shumica parlamentare me 7 Prill ne oret e vona te mbramjes, raporton Zhurnal.
Kryetari i Parlamentit, Trajko Veljanovski, ka shpreh falenderime për deputetët dhe ka shpërnda Parlamentin.
Pas përmbylljes së fjalimit, Veljanovski e shpalli parlamentin të shpërbamë dhe ky akt u prit me ovacione nga deputetët e VMRO-DPMNE, të cilët ishin të vetmit në sallë.
Seanca ka zgjate 10 minuta.

Lideri i LSDM, Zoran Zaev, kumtoi se LSDM nuk ka me marre  pjesë në zgjedhjet e 5 Qershorit.

“Nikolla Gruevski në vazhdimësi e ka prishe marrëveshjen e Përzhinos. Reformat në media nuk u pranuen. Nuk dorëzohemi nga principet në të cilët insistojmë. Në emën të principeve në emën të demokracisë, LSDM nuk ka me marre pjesë në këto zgjedhje të rrejshme”, ka thanë Zoran Zaev.