Shperbahet parlamenti. Serbia shkon në zgjedhje

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic e ka shpernda parlamentin e vendit dhe i ka thirrë zgjedhjet e parakohshme, më 24 Prill.

Ky veprim asht ba mbas kerkesës së kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vucic.

Vendimi i sotëm i Nikolicit vjen nji ditë mbasi qeveria e Vucic bani thirrje për zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që kabineti i ri, “me nji mandat të qartë”, do të mund të ndërmerrte reformat e nevojshme dhe ta vendoste vendin në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic bani thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare më 24 Prill, në gjysën e mandatit të tij.

Partia e tij Progresiste tash asht në koalicion qeveritar me disa parti ma të vogla.

Kjo parti gjithashtu qendron mirë në anketa, të cilat e vendosin Vucic’in në rrugën e njajtë për ta udhëheq edhe qeverinë e ardhshme.

Partia Progresiste e Serbisë asht tue luftu për shumicën prej 2/3 të votave, të cilat për pak nuk i arriti në zgjedhjet e kalueme, në vitin 2014, kur fitoi 158 nga 250 ulëset parlamentare.