Shperthen Jakup Krasniqi: Qe çka thotë për VV’n, LDK’n e PDK’n!

Në Vetëvendosje ka hiena të smuta mbas pushtetit, e ndër ma “specialët” që po duen me u shitë si e vetmja opozitë në Kosovë, asht Dardan Molliqaj.

Por nëse kështu qenka opozita, me rrena e mashtrime, vaj halli për Kosovën!
Kështu ka shfry’ ma në fund, mbas nji përmbajtjeje të gjatë ndaj sulmeve të Vetëvendosjes, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi.

Ai nuk len pa kritikue edhe Xhevat Bislimin, që simbas tij, u ushqye nga Nisma për dy vjet, por gjithmonë punoi kundër saj.

Simbas Krasniqit, kulmi i luftës së Vetëvendosjes ndaj tij, erdhi mbas takimit të rastësishëm të Krasniqit me Hashim Thaçin, në pritjen e Zyrës së BE, para pak ditësh në Prishtinë.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës thotë se nëse kishte dashtë me u kthye të partia e Hashim Thaçit ishte kthye pa i marrë leje askujt, sikurse ka ikë pa i marrë leje askujt.

Ma tej, në këtë shkrim të gjatë, ma shumë se gjysa e të cilit merret vetëm me Vetëvendosjen, Jakup Krasniqi pyet me ironi, se ku ishin këta trimosha, kur Kosova e kishte nji luftë çlirimtare? Ku e kishin futë kryet atëherë këto hardhuca pa gjak? – vazhdon retorikën e ashpër Jakup Krasniqi.

Me tej, tu’ zbulue thelbin e vërtetë të prishjes së koalicionit VV-AAK-Nisma, Krasniqi shkruen:

Këtyne tipave psikopatë, nuk ju duhen aleatë që dinë me mendue me krye të vet, por njerëz që i pranojnë urdhnat e tyne verbërisht, si kuadrot e “reja” të zhveshuna nga çdo dinjitet e integritet. Ata rrencakë, shpifësa ordinerë, po mendojnë se unë duhet që me ju marrë leje se më ke rri e bisedoj?! E kur këta njerëz, që pa asnjë fije pushteti sillen në ketë mënyrë, si kishin me u sjellë tue qenë në pushtet?!
Ma tej, Krasniqi shkruen, se kurrgja e mirë nuk mundet me i ardhë kombit e atdheut nga kjo frymë banditësh, sepse populli nuk ka nevojë për fatkeqësi të reja, e as për çlirimtarët e ri psikopatë!

Krasniqi e vazhdon shkrimin e tij tue ju ba thirrje njerëzve të mirë, vajzave e djemve të ri, të mashtruem nga propaganda gebelsiane e këtyne tipave, që me u distancue e largohen nga njerëz si këta që rrejnë e që e kanë parim denigrimin e bashkëpunëtorëve.

Ai i ban thirrje edhe Vetëvendosjes, që me i tregue opinionit nëse i mbështet apo jo keta njerëz përmes portalit “bashkimi kombëtar”.

Shkrimin e tij të gjatë për sulmet e policisë sekrete përgjatë 40 viteve të tij në politikë¸Krasniqi e nis nga UDB jugosllave, e cila e kishte përndjekë atë si irredentist e nacionalist, kur u anëtarësue në organizatat që synonin bashkimin kombëtar, për të cilët u denue me 15 vjet burg.

I ashpër asht Krasniqi edhe me Ibrahim Rugovën, të cilin e quen ‘sulltani i LDK’s”.
Shërbimi sekret i LDK më akuzonte se pa pyetë sulltanin e LDK kisha marrë guximin me luftue për çlirimin e Atdheut, – shkruen Krasniqi, tue renditë si sulmin e tretë atë të Shërbimit Sekret të LDK.

Ndërsa sulmi i tretë, Krasniqit i ka ardhë mbas publikimit të aferës “Pronto”, e sidomos mbas largimit të tij nga PDK.

Ai thotë se fushatën e dirigjontë vetë Hashim Thaçi.
Simbas Krasniqit, ata paguen njerëz edhe në fshatin e tij në Drenicë, për me i rrejtë se atë nuk e mbështet askush.