Shpërthen Putin: Trump s’asht ‘grueja ime’ dhe unë nuk jam ‘dhandri i tij’

“Donald Trump nuk asht grueja ime dhe unë nuk jam dhandri i tij.”

Kjo ishte deklarata e papritun e presidentit rus, Vladimir Putin, të Martën.

Tue folë në nji konferencë shtypi, ai u pyet nëse ishte i zhgënjyem nga homologu i tij amerikan.

Por, me nji përgjigje të papritun, presidenti rus tha se Trump nuk ishte “nusja e tij dhe se as ai nuk ishte dhandri i tij”.

I pyetun se qysh ndihej nga vendimi i fundit i Trump për me i përzanë diplomatët rusë, Putin tha se kishte me qenë “absolutisht e gabueme” që Rusia me diskutue politikën e mbrendshme amerikane.