Shperthen Zafa: Bandat e Thaçit qendrojnë mbrapa vendimit të KQZ’s!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për decertifikimin e 86 kandidatëve për asamble komunale.

Në mesin e këtyne kandidatëve asht edhe kandidati i Nisma për Kosovën për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha.

Berisha e ka cilësue këtë vendim puro politik, dhe siç shprehet ai i “nxitun nga bandat e Hashim Thaçit”.

Kështu asht shpreh në nji prononcim për Telegrafin vetë Zafir Berisha, i cili ka tregue poashtu se ka me ju drejtue Gjykatës Kushtetuese për vendimin e sotëm të KQZ’s.

“Nesër avokati im ka me ba nji kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e ligjshmënisë së këtij vendimi, për shkak se në atë dënimin me gjobë prej 140 euro nuk më asht ndalue aktiviteti publik dhe pjesëmarrja në institucione. Ky asht nji vendim arbitrar dhe puro politik i nxitun nga bandat e Hashim Thaçit”, u shpreh Berisha.

Deputeti i Nismës, theksoi se ka me shfrytëzue edhe ankesën 24 orëshe në PZAP.

“Sido që të jetë përfundimisht jemi vendos me Zafën apo pa Zafën, bandat e Hashim Thaçit me 22 Tetor me i heqë nga Prizreni”, ka thanë Berisha.

 

 

Shperndaje në: