Shpërthim afër stacionit policor në Turqi: 6 të vramë, 7 të plagosun!

6 ushtarë turq janë vra, ndërsa 7 persona, perfshi civilë, janë plagos sot kur nji kerr shpërtheu afër nji stacioni të policisë në rajonin kufitar në juglindje të Turqisë, njoftojnë burimet e sigurisë.

Këto burime bajnë të ditun se shpërthimi ndodhi afër stacionit të xhandarmenisë Durak, 20 kilometra larg qytetit Semdinli, afër kufinit me Irakun dhe Iranin, ku militantët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK).

Agjencia private e lajmeve e Turqisë, Dogan raporton se shpërthimi ndodhi gjatë kontrollit të nji kerri në rrugë, para stacionit të policisë.

PKK, e cila nisi nji kryengritje separatiste në vitin 1984, asht emërtue organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkueme dhe Bashkimi Europian.