Shpërthim dhe zjarr i madh afër aeroportit Southend në Britani (foto)

Nji zjarr i madh ka ra në aeroportit Southend në Britaninë e Madhe në nji hangar avionësh dhe nji dëshmitar foli për “shpërthim”, njofton The Sun.

Fotografitë tregojnë shtellunga të trasha tymi që ngrihen sipër aeroportit mbas flakëve që shpërthyen rreth orës 10:40.

Zjarrfikësit u njoftuen për me shue zjarrin në hangarin e avionëve.

Mendohet se mbrenda tij nuk ka pas avionë në momentin e shpërthimit.

Zjarrfikësit po përdorin nji platformë ajrore shkallësh për me hedhë uji nga naltë.

Nji zadhanëse e aeroportit Southend tha se “zjarrfikësit janë tue u marrë ende me incidentin në hangar n’anën veriore të fushës ndërkohë që aeroporti asht i hapun dhe funkcionon normalisht.”

 

ImageImageImage