Shpërthim i fuqishëm në Barcelonë

Nji person ka vdekë dhe 15 të tjerë janë plagosë nga nji shpërthim i fuqishëm në nji bllok banesash në Barcelonë, Spanjë, raporton “The Independent”.

Shpërthimi shkatërroi banesën e katit të dytë të nji ndërtese banimi në “Premia de Mar”, nji vendpushim bregdetar i cili ndodhet në lindje te kryeqytetit katalanas.

Aktualisht asht e paqartë se çka e shkaktoi shpërthimin.