Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, së paku nji i vdekun

Së paku nji person ka vdekë dhe të paktën gjashtë të tjerë janë lëndue nga nji shpërthim që ka ndodhë sot në ndërtesën e fabrikës gjermane ‘BASF’, shkruen BBC.

Shpërthimi ka ndodhë sot në mëngjes në nji liman në Ludwigshafen, ku edhe ndodhet kompania ‘BASF’, ku shkarkohen landët djegëse dhe gazi i langshëm.

Menaxheri i kompanisë, Uwe Leibelt, ka thanë se shpërthimi ka ndodhë si pasojë e nji zjarri në nji tubacion.