Shpërthimi në Pejë, shkon në 4 numri i të lënduemve (video)

Policia e Kosovës përkatësisht rajoni policor i Pejës ka ba të ditun se shpërthimi i sotëm që ka ndodh rreth orës 09:12 minuta ka lanë të lënduem katër persona.

“Si pasojë e këtij shpërthimi lëndime të lehta trupore kanë pësue: Gj.B(femën); M.U.(femën); Sh.U.(mashkull) dhe N.S.(mashkull)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa të lënduemit janë dërgue në spitalin rajonal Pejë, të cilët mbas tretmanit mjekësor janë lirue.

 

Kjo asht komunikata e policisë:

 

“Sot më 21.11.2016 rreth orës 09:12 është pranuar informata se në rr.”Adem Jashari” në Pejë,pikërisht në dyqanin ”Lindi- 3” i cili shiste material të tekstilit ka shpërthyer një bombol e gazit. Në ketë hapësirë ishin edhe dy lokale tjera, i këpucëve “Agoni-GJ.B” dhe Barnatorja “Bleta”, vazhdohet në këtë njoftim.

Ne vend të ngjarjes janë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, njësiti i zjarrfikësve. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Hetuesit rajonal DRP Pejë, në bashkëpunim të plotë me prokurorin janë duke zhvilluar hetimin rreth këtij rasti”

 

Shpërthim i fuqishëm në Pejë, dy persona të lenduem (video)

Nji shpërthim i fuqishëm ka ndodh sot n’orët e mëngjesit në Pejë, ndërsa raportohet edhe për të lënduem.

Ngjarja ka ndodh n’orët e mëngjesit, saktësisht të ‘Rrokaqielli’ në Pejë.

Rastin e ka konfirmue për Indeksonline zadhanësi i Policisë për Rajonin e Pejës Xhevat Ibra i cili ka theksue se janë dy persona të lenduem dhe  se ka mundësi që shpërthimi të ketë ndodh si pasojë e nji boce të gazit.

“Shpërthimi ka ndodh në nji dyqan përballë Gjykatës së Kundërvajtjes, dy persona tash për tash janë të lënduem nji femën dhe nji mashkull i cili ka qenë në atë dyqan dhe të dy gjenden në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal”, ka thanë Ibra.