Shpërthim i fuqishëm para dyerve të burgut në veri të Mitrovicës

Nji shpërthim i fuqishëm asht ndigjue mbramë mbas mesnate në veri të Mitrovicës dhe përveç dameve materiale, nuk ka të lënduem në njerëz.

Simbas këtyne burimeve, shpërthimi ka ndodhë në orën 1:00 mbas mesnate para hymjes kryesore të burgut që ndodhet në veri të Mitrovicës.

“Persona deri tash të panjohun kanë hedhë nji mjet shpërthyes që dyshohet me qenë bombë, para dyerve kryesore të qendrës së paraburgimit në veri të Mitrovicës, por nuk ka të lënduem”, kanë thanë burimet.

Mësohet se, policia ka dalë menjiherë në vendngjarje dhe asht tue zhvillue hetimet për zbardhjen e këtij incidenti, bajnë të ditun burime të KosovaPress’it.