Shpërthim i madh tritoli në hidrocentralin e Gjegjanit në Shqipni

Nji shpërthim me tritol ka ndodhë gjatë natës në hidrocentralin e Gjegjanit në Pukë, ku fatmirësisht nuk ka persona të lënduem, por dame të konsiderueshme materiale.

Paraprakisht dyshohet që kanë qenë dy persona të maskuem ata që kanë vendosë landën shpërthyese në HEC. Mbas mesnatës ata e kanë lidhë rojën e HEC, tue e lanë rreth 600 metra larg vendit ku kanë vendosë tritolin.

Doket se ata nuk kanë pasë qëllim me lendue askend, prandaj edhe e kanë lidhë rojën shumë larg HEC, në mënyrë që mos me u rrezikue nga shpërthimi.