Shpërthim me tritol në nji dyqan në Shkodër

Nji shpërthim me tritol ka ndodhë në lagjen, “Vasil Shanto”, të qytetit të Shkodrës në Shqipni.

Simbas policisë ngjarja ka ndodhë rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduem, por vetëm dame të konsiderueshme materiale.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhë ngjarja.