Shpërthim n’Belgjikë gjatë nji operacioni policie

Nji shpërthim i fuqishëm asht ndigju pak minuta ma parë në Bruksel gjatë nji operacioni policie.

Agjencitë belge të lajmeve raportojnë se gjatë operacionit që po kryhet në lagjen Schaerbeek, asht neutralizu nji person, por nuk jepen detaje të tjera.

Në zonë ka prani të madhe të forcave policore.

Operacioni po kryhet në sheshin “Meiser”, ku ndodhen edhe forcat speciale belge.

Ma herët në këtë zonë janë arrestu disa persona të dyshuem për lidhje me sulmet e pergjakshme në Bruksel.


Exclusive Schaerbeek 2 by sudpresse

 


Schaerbeek exclusivité Sudpresse by sudpresse