Shpërthim në Berlin

Nji shpërthim i madh ka ndodh në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

Nji qendër tregtare vietnameze në kryeqytet ka shpërthye nga gazi. Ende nuk dihet shkaku i këtij defekti të gazit.

Autoritetet policore evakuuen zonën përreth qendrës, tue ba apel banorëve që mos me dale nga shtëpitë e tyne, mbasi zjarri ka shkaktue tym masiv në gjithë vendin, shkruen RT.

Ende s’asht raportue se a ka ndonji person të lënduem, mirëpo autoritetet janë ende në vendin e ngjarjes.