Shpërthim në Milano, ka të vdekun e të plagosun

Policia e Milanos konfirmon vdekjen e tre personave nga shpërthimi i gazit. Shpërthimi ka ndodhë sot (E Diell) në mëngjes dhe policia, zjarrfikësat dhe ambulanca po punojnë për me stabilizue gjendjen e njerëzve të tjerë të përfshimë dhe ndërtesës.

Simbas mediave italiane në spital janë dërgue edhe dy fëmi me djegie të randë, ndërkohë që ende nuk dihet numri i njerëzve që kanë mbetë nën rrënojat e ndërtesës thuejse të shembun.

Ende nuk janë të qarta detajet, por asht e qartë se bahet fjalë për nji shpërthim të gazit. Ngjarja ka ndodhë në orën 8:45 të mëngjesit, ndërkohë që shumë banorë kanë qenë mbrenda në banesat e tyne.