Video: Shperthim në nji spital në Gjermani, vdesin 2 e plagosen 15 persona!

Nji zjarr masiv ka kaplue Spitalin Universitar Bergmannsheil në qytetin Bochum, në veri-perëndim të Gjermanisë.

Shtatë nga të plagosunit janë në gjendje kritike, ndërsa asht raportue se dy persona kanë vdek. Gjithashtu thuhet se edhe 15 të tjerë janë të lendue, shkruen Reuters.

Gjithsej 128 persona janë evakuue nga spitali mbas shpërthimit.

Zjarri tash asht nën kontrollë nga ekipet e shumta të zjarrfikësve.

Zjarri pothuejse ka shkatërrue plotësisht katin ma të naltë të ndërtesës së spitalit.

Spitali Universitar Bergmannsheil asht nji nga spitalet ma të mëdha në zonë.

Ai u themelue në vitin 1890 dhe mundet me strehue deri në 650 pacientë.

 

2-spitalii