Shpërthim në ‘Stade de France’ para lojës Francë-Islandë

Forcat franceze të sigurisë kanë krye nji shpërthim të kontrolluem jashtë stadiumit “Stade de France” në Paris, ku ka me u zhvillue loja e sontme çerekfinale e Kampionatit Europian.

Daily Mail shkruen se ngjarja ka ndodhê pak orë para përballjes së Islandës me Francën.

Policia nuk ka lejue me u afrue tifozët, për shkak të rrezikut nga ky shpërthim.

Terroristët e ISIS’it patën tentue me sulmue këtë stadium edhe në Nandor të vitit të kaluem kur ndodhi masakra në Paris.