LIVE: Shperthimi n’Stamboll, 11 të vramë!

11 persona kanë humb jetën dhe 36 të tjerë janë plagos nga nji shpërthim me bombë në qendër të Stambollit.

Guvernatori i qytetit, Vasip Sahin, ka thanë se shtatë policë janë në mesin e të vdekunve.

Simbas raporteve, nji pajisje e telekomandueme ka shpërthye derisa nji autobus i policisë ka kalue pranë Universitetit të Stambollit.

Pamjet televizive kanë tregue autobusin e shkatërruem dhe fasadat e ndërtesave pranë të damtueme.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnji grup.

 

 

LIVE: Shperthimi n’Stamboll, 2 të vramë!

Ma s’paku dy persona janë vra nga sulmi me bombë në Stamboll, që ka ndodh mëngjesin e sotëm, ndërsa numri i të lenduemve nga pesë ka arritë në tetë sosh.

Në fotografitë e publikueme nga shpërthimi shihen rrenojat e nji autobusi të shkatërruem dhe ndërtesat, të cilat janë damtue, shkruen BBC.

Policia turke ka rrethue tana rrugët n’afërsi të shpërthimit, përderisa ende askush nuk ka marrë pergjegjësi për sulmin.

Shpërthim në Stamboll, kqyreni LIVE!

Mengjesi i sotem e ka tronditë Stambollin ku asht ba nji sulm, qe nuk dihet nga kush asht ba ende.

Mediat turke raportojnë se ka ndodhë nji shpërthim në qendër të Stambollit në nji stacion të autobusave.

Gjithashtu, thuhet se 5 persona kanë mbetë të plagosun.

Krejt ngjarjen LIVE mundeni me pa KETU.

s_1465280233-7780651

 

shperthimiii

 

2-shperthimiii