4 të vdekun dhe 20 të lenduem nga sulmi në Stamboll

Katër persona kanë vdek dhe ma s’paku 20 të tjerë janë lëndue nga sulmi në Stamboll, shkruen Daily Mail.
Shpërthimi ka ndodh në njanën prej zonave ma turistike në vend, në Istikal Street.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Në fillim të muejit Mars, nji sulm n’Ankara la të vdekun 37 persona.

 

Pamjet e Shperthimit në Stamboll. 2 të vdekun e 7 të plagosun!

 

Nji tjetër shpërthim ka trondit Turqinë mëngjesin e sotëm.

Nji shperthim kamikaz n’afërsi të sheshit “Taksim” u ka marrë jetën dy personave dhe janë plagos 7 të tjerë.

Policia dhe ambulanca kanë shku menjiherë në vendngjarje dhe kanë nis hetimet.

Zona ku u krye shpërthimi asht tejet e frekuentueme nga turistët por edhe vetë turqit për shkak të dyqaneve të shumta.