Shpërthim në Turqi, 3 policë të vdekun

Tre persona, efektivë të forcave të sigurisë, kanë mbetë të vdekun nga nji shpërthim që ka ndodhë mbasditen e kësaj të Hane në Turqi.

Si pasojë e nji sulmi terrorist me bombë në Derik të Mardin’it, të paktën 3 efektivë të policisë kanë humbë jetën, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Dyshohet se ky sulm asht kry nga kurdët e PKK.