Shpërthim në Ukrainë: Vdes përfaqësuesi i NATO’s

Nji përfaqësues i NATO’s ishte në mesin e tre të vramëve kur shpërtheu nji predhë në nji objekt ushtarak në verilindje të Ukrainës, simbas raporteve që citojnë nji prokuror lokal.

Shpërthimi thuhet se ka ndodhë gjatë shkarkimit të disa armëve.

“Shpërthimi vrau tre persona, dy prej tyne inxhinierë dhe nji përfaqësues të NATO’s. Dy punonjës të tjerë të objektit janë në gjendje kritike “, raporton “TASS”.

Prokurorët thanë se ai ka ndodhë në ambientet e nji objekti që shërbente për testimin e armëve dhe i përkiste “Ukroboronprom”, nji kompani ukrainase të industrisë së mbrojtjes.