Shpërthim në uzinën e Ballshit, dyshohet për 4 viktima e 7 të plagosun (video)

Rafineria e naftës në Ballsh u përfshi nga flakët.

Rreth orës 22:00 shpërthimi i nji valvule të nji pompe hidrogjeni bani që në rafineri të ketë edhe flakë të mëdha.

Nga informacionet zyrtare të policisë deri n’orët e para të mëngjesit, nji punëtor ka humb jetën.

Ai asht Shkëlqim Muça.

Pesë punëtorë të tjerë u plagosën, nji prej tyne në gjendje të randë.

Dy nga tre të plagosunit ndodhen në Spitalin e Ballshit, nji në Spitalin e Fierit ndërsa dy u derguen në Tiranë për nji mjekim ma të specializuem.

Në momentin që ndodhi shpërthimi mësohet se në turn kanë qenë 11 punëtorë.