Shpërthimet në Bruksel, shtyjnë raundin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Brogradit

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Djuric, ka ba me dije se raundi i bisedimeve në nivel ekspertësh i planifikuem me u mbajtë sot në Bruksel në kuadër të dialogut Prishtinë-Beograd asht shty.

Djuric përmes nji tweet’i në Twitter ka shkrue se delegacioni serb ka dashtë me shkue në selinë e BE’s e me u solidarizue me kolegët, por nji gja e tillë s’ishte e mundun fizikisht.

“Ekstremizmi nuk njeh kufij dhe Europa duhet me luftue kundër së keqes së përbashkët”, ka thanë Djuric.

Ndërkohë edhe ministrja për Dialog Edita Tahiri, e cila ndodhet në Bruksel për me marrë pjesë në takimin e parë punues për diplomat dhe kadastrat, i cili u anulue, ka lajmërue se bashkë me ekipin e saj janë shëndoshë e mirë dhe ndodhen në nji vend të sigurt.

Ma s’paku tre shpërthime tronditën në nji kohë të shkurtë sot herët në mëngjes Brukselin, ku 34 persona mbetën të vdekun e 109 të lënduem.