Shpërthimi në Londër, vjen konfirmimi: Ishte sulm terrorist (video)

Disa orë mbas shpërthimit në metron e Green Parsons në Londër ka ardhë edhe reagimi zyrtar nga policia britanike.

Zavendësndihmësi i policisë metropolitane, koordinatori i naltë kombëtar për policinë kundër terrorizmit ka konfirmue se shpërthimi në metro ishte nji incident terrorist.

Ndërsa, në nji deklaratë për mediat, zyrtari kundër terrorizmit, Met, shtoi se disa persona kanë pësue lëndime.

“Stacioni mbetet i rrethuem dhe na po i këshillojmë njerëzit të shmangin zonën. Na i bajmë thirrje publikut me ndejt i qetë, por i vëmendshëm dhe nëse keni ndonji shqetësim, shihni ose ndigjoni ndonjë dyshim, atëherë kontaktoni policinë”, tha ai.

Shperndaje në: