Shpërthimi ‘Sekiraqa’: Lirohen të akuzuemit

Të akuzuemit në këtë rast, gjashtë ish-policë dhe nji ish-pjesëtar i TMK’s, janë lirue nga të gjitha pikat e aktakuzës.

Nji trup gjykatësish me përbamje: dy gjyqtarë të EULEX’it dhe nji vendor kanë shpallë sot aktgjykimin ndaj ish-policëve Bejtullah Mehmeti, Bekim Suma, Luan Çerkini, Fadil Sadiku, Arbëresh Dalipi, Mehmet Mehmeti, si dhe ish-pjesëtarit të TMK’s, Afet Dalloshi, të cilët akuzoheshin lidhun me shpërthimin në lokalin “Sekiraqa”.

Siç raporton gazetari i Kallxo.com, gjykata ka hedhë poshtë tri pikat e akuzës ndaj shtatë të akuzuemve.

Tri pikat e aktakuzës ishin: vrasje e randë, vrasje e randë në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.