‘Shpëton’ Buja, hedhet poshtë aktakuza!

Gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes për hedhje poshtë të aktakuzës ndaj ish-Ministrit të Arsimit Ramë Buja.

Ish-ministri i Arsimit Ramë Buja nuk do të duhej me u paraqitë ma në Gjykatën Themelore të Prishtinës, mbasi që aktakuza që e ngarkonte për keqpërdorim të detyrës zyrtare asht hedh poshtë.

Gjyqtari i këtij rasti, Valon Kurtaj ka pranue kërkesën për hedhje të aktakuzës të paraqitun nga mbrojtja e Bujës dhe t’akuzuemit tjetër të këtij rasti Xhavit Dakaj.

Lajmin për hedhje poshtë të aktakuzës për KALLXO.com e konfirmoi avokati i Bujës, Petrit Dushi.

“Gjykata e ka pranue kërkesën tonë për hedhje të aktakuzës dhe kundërshtimin e provave”, tha Dushi.

Dushi tha se procedura ka pushue edhe ndaj ish-Sekretarit të MASHT’it, Xhavit Dakaj.

Krejt t’akuzuemit ishin deklarue të pafajshëm në seancën fillestare të mbajtun më 7 Mars, ndërsa kishin kundërshtue aktakuzën dhe kishin kërkue hedhjen e saj në seancën e mbajtun më 11 Prill.