Shpresa e Bashar al-Assad për Donald Trump!

Lideri sirian, Bashar al-Assad, shpreson se Presidenti i zgjedhun i SHBA-ve, Donald Trump, ka me qenë një aleat në luftën ndaj terrorizmit, por mbetet i kujdesshëm në gjykimin e tij.

Bashar al-Assad u shpreh se Trump ka me qenë nji aleat natyral dhe ai ka me i përmbushë nevojat e kërkueme për me luftue  terrorizmin, por shtoi se ka dyshime se sa gjatë ka m’i mbajtë premtimet e tij, Presidenti i ri i Amerikës.

Trump ka deklarue në të kaluemen se asht çmenduni që me dalë kundër dy forcave, ushtrisë siriane dhe militantëve të ISIS, dhe se me luftue Sirinë mundet me çue në nji luftë ndaj Rusisë.