Shqetësime për shtyemjen e liberalizimit

Isa Mustafa, Hashim Thaçi e Bekim Çollaku ishin shprehë të bindun se këtë verë qytetarët e Kosovës kanë me lëvizë pa viza në shtetet e BE’s. Mirëpo, shpresat se ka me ndodhë nji gja e tillë janë shue.

Kjo për shkak se, vendet e BE’s janë tue hezitue me marrë vendim për me ju mundësue kosovarëve, turqve, gjeorgjianëve e ukrainasve me lëvizë pa viza në Zonën Schengen.

Zyrtarët nivelit të dytë në Qeverinë e Kosovës e kanë pranue se liberalizimi i vizave nuk ka me ndodhë këtë verë. Zavendësministri i Integrimeve, Ramdan Ilazi ka konfirmue se Egzekutivi beson se deri në fund të vitit ka me u përmbyllë ky proces.

“Kjo asht bindja jonë e thellë që Kosova ka me marrë liberalizmin e vizave deri në fund të vitit…”, ka thanë Ilazi, për REL.

Ndërkohë, edhe Ministri i Mbrendshëm i Holandës, Klaas Dijkhof, ka folë në Luksemburg rreth liberalizimit të vizave për Kosovën, Gjeorgjinë dhe Ukrainën. Ai ka thanë se disa shtete po hezitojnë me marrë vendim pozitiv për liberalizim të vizave.

“Na shohim përparim në tana propozimet, përfshi Turqinë, por na nuk kemi marrë nji vendim ende. Disa shtete anëtare kanë shprehë shqetësime konkrete, gja që ka ndikue që ato mos me ra dakord për momentin”, ka thane ai.