Shqetësuese dhuna në shkolla: 100 mësimdhanës janë me probleme psiqike, thotë Ministri i Arsimit

Simbas Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, dhuna në institucionet e arsimit para-universitar në Kosovë, mbetet dukuni shqetësuese, tue e quejtë këtë dukuni si të shëmtueme, dhe në të njajtën kohë ka pranue se në shkollat fillore të Kosovës, japin mësim, njerëz me probleme mendore.

“MASHT e ka marrë me shumë shqetësim, nuk asht vetëm nji problem arsimor, por edhe social, edhe psikologjik edhe i mentalitetit tonë”, ka thanë Bajrami për Kosovapress.

Ministri ka pranue se në shkollat e Kosovës ka mësimdhanës me probleme psiqike, por që numri i tyne nuk asht edhe aq i madh, simbas Barjamit.

“Besoj se numri i mësimdhanësve të tillë nuk shkon përtej 100. Nga 24 mijë mësimdhanës mund të kemi 100 mësimdhanës që ndoshta kanë edhe probleme psiqike, por mjaftojnë këta për me krijue nji imazh të keq sistemit arsimor”, ka deklarue ai.

Por këtë ka me marrë vesh ministria, kur në Shtator të këtij vitit ka me u mbajtë testi kombëtar për mësimdhanës dhe se ky test ka me qenë nji “kallxues i vërtetë që ndoshta nji kategori e vogël e mësimdhanësve janë ma shumë të damshëm se sa të dobishëm në shkolla dhe për ta duhet me gjetë nji zgjidhje shoqnore dhe edukative”