Shqetësuese, ‘Java e Vdekjeve’ në Kosovë, 6 vrasje

Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënue nji rritje të ndjeshme nga viti i kaluem. 15 persona janë vra këtë vit deri në muejin Korrik për dallim nga viti 2015, ku gjatë tanë vitit kishte vetëm 11 vrasje. Vetëm në shtatë ditët e fundit, vendi asht tronditë me gjashtë vrasje të njimbasnjishme.

“Java e vdekjes” nisi në Ferizaj më 18 Gusht, ku u vra nji mashkull 20-vjeçar. Ajo vazhdoi në Gjakovë, ku në mesditën e 23 Gushtit u vranë tre persona, ndërsa të Ejten në mbramje në Deçan nga hakmarrja mbetën të vramë edhe dy vllazën.

Njohësit e çashtjeve të drejtësisë dhe të sigurisë kanë vlerësue se organet e drejtësisë në Kosovë nuk janë tue funksionue si duhet.