Shqipni, 24 të lënduem nga aksidenti me autobus

Nji aksident ka ndodhë në orët e para të mëngjesit në aksin Gjirokastër-Tepelenë. Nji autobus i linjës me targë TR 5631 me 40 udhëtarë asht aksidentue, derisa kthehej nga Greqia.

Shoferi i mjetit Ilia Silos, 50 vjeç, ka humbë kontrollin e mjetit dhe për pasojë ai ka dalë nga rruga dhe mbasi asht përplasë me mbrojtësen anësore, asht rrotullue në udhë.

24 persona raportohet se janë plagosë. Ata janë dërgue në spital, ndërsa shkak për aksidentin mendohet të jetë ba lagështina në udhë.

249879_2