Shqipni: 44 “spiunë” gjermanë e austriakë infiltrohen në administratë?

Ministri për Çashtjet vendore në Shqipni Bledi Çuçi ka deklarue se 44 ekspertë të huej kanë me asistue për nji periudhë 30 mujore institucionet shqiptare në forcimin e politikave dhe burimeve njerezore per luftën ndaj korrupcionit.

Bahet fjalë për nji marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe atyne gjermane dhe austriake, tha ministri, simbas të cilit “institucionet gjermane dhe austriake kanë me ndihmue drejperdrejt institucionet shqiptare në zbatimin e politikave kundër korrupvionit”.

Ky projekt ka me u udhëheqë nga vetë Çuçi, i cili asht edhe Koordinatori Kombëtar Kundër Korrupcionit.

Institucionet që përfshihen në këtë lloj monitorimi të pazakontë janë Kontrolli i Naltë i Shtetit, Inspektorati i Naltë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasunive dhe Konfliktit të Interesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhanave Personale.