Shqipni: A ka me u ba koalicioni PD-LSI

Kryetari i LSI, Petrit Vasili, hodhi hapin e parë për nji marrëdhanie të mirë mes LSI dhe PD në Shqipni.

I ftuem në “Opinion” ai tha se nuk sheh ndonji arsye se pse LSI dhe PD mos me bashkëpunue në opozitë, nëse janë në të njajtën linjë.

Vasili tha se LSI ka me pasë nji akscon të drejtpërdrejtë dhe ballor ndaj Ramës, dhe nëse PD asht në të njajtën linjë, asht e mirëpritun,

“Na kemi nji akcion tonin, në rast se PD ka me pasë të njajtën linjë, s’ka arsye pse PD mos me bashkëpunue me neve”, – tha ai.