Shqipni: Arrihet marrëveshja me PD, Meta: E votojmë unanimisht

Arrihet marrëveshja me Partinë Demokratike për propozimin e ri të ambasadorëve Lu e Vlahutin, për reformën në drejtësi.

Konsesusi asht përshëndetë dhe nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i cili u shpreh në nji deklaratë për mediat se drafti ka me u votue unanimisht në Kuvend.

Pritet formalizimi i marrëveshjes. Palët diskutuen për orë të tana për me gjetë nji formulë kompromisi për dy institucione të kontestueme nga demokratët, KLGJ dhe KLP.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkue nga deputetët me votue unanimisht reformën në drejtësi. Drafti ka me u hedhë në votim mbas ma pak se dy orësh, kur të rimblidhet Kuvendi. Aktualisht asht tue u zhvillue mbledhja e komisionit të posaçëm parlamentar të reformës.