Shqipni: Humb jetën në aksident fituesi i ‘X-Factor’ (foto,video)

Nga aksidenti i randë që ndodhi rreth orës 21:20 të së Hanës në bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së ish-Bllokut në Tiranë, dy të ri që udhëtonin me motor u rrxuen tue humbë jetën.

Njani prej dy viktimave të këtij aksidenti ka mbetë kangëtari 22 vjeçar Ergi Dini, fitues i spektaklit të talenteve “X Factor”, por bashkë me të u nda nga jeta edhe shoku i tij, Kejdi Halili 21 vjeç.

Ata janë transportue në spital, por kanë ndërrue jetë rreth orës 21.50 për shkak të lëndimeve të marra. Grupi hetimor shkoi në vendin e ngjarjes dhe ka krye veprimet hetimore.

auto_ergi_ndini_21479769048 auto_ergi_ndini1479768367