Shqipni, Imami i vetshpallun: Ditë të vështira kanë me ardhë

Imami i vetëshpallun i Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali ka folë për mediat mbasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Randa në Shqipni dha vendimin për 9 “xhihadistët” që rekrutonin luftarë për ISIS.

Simbas tij po vijnë ditë të vështira për myslimanët, ndërsa sulmoi sërish Komunitetin Mysliman të Shqipnisë, që simbas tij asht në mvarësinë e organizatës së Fethullah Gulen.

“Nuk pritej asnji ndryshim edhe nga apeli, sepse edhe Gjykata e Apelit asht pjesë e këtij sistemi drejtësie Tanë besimtarët myslimanë nuk kanë me pritë mirësi, vetëm kohë të vështira kanë me ju ardhë krejtëve. Vetëm ditë ma të keqija kanë me ardhë. Terrori po shtohet ndaj besimtarëve mylsimanë. Unë po flas si nji hoxhë, si nji imam”, tha Ali, raporton Lapsi.