Shqipni, Islami e ofendon Bushatin: Je rrugaç jo ministër! (video)

Degjeneroi në sherr, debate dhe fyerme mbledhja e komisionit të Jashtëm.

Deputeti demokrat, Kastriot Islami e ka quejt ‘rrugaç’ ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati.

Ministri Bushati ishte thirrë në mbledhje për me folë për buxhetin 2017 për institucionin që drejton, kur Islami asht shpreh “me u ndalue gjuha rrugaçe e ministrit”.

Menjiherë mbas Islamit ka reague edhe deputeti tjetër demokrat, Aldo Bumçi, i cili e ka quejt Bushatin ministër mashtrues dhe gënjeshtar, “njeri i skandaleve”.

Islami dhe Bumçi e kanë akuzue Bushatin se ka futë në krizë edhe marrëdhaniet me Kosovën.

Tensionet u rritën ndjeshëm mes palëve, teksa kryetarja e komisionit, Arta Dade, i ka quejt të papranueshme gjuhën e përdorun nga dy-ish ministrat e jashtëm.

Shkak i fyemjes ka qenë deklarata e Bushatit, i cili tha se nuk mund të flitet që të jepet 30% e buxhetit për dikasterin e tij.

Kjo solli dhe reagimin e ashpër të Islamit.