Shqipni, jep dorëheqje nji ministër i Qeverisë Rama

Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto ka dhanë dorëheqje nga posti që mbante në Qeverinë e drejtueme nga Edi Rama.

Edhe pse ende nuk dihen arsyet e këtij vendimi të Haxhinastos, ky veprim vjen pak ditë mbas takimit të kryeministrit Edi Rama me kreun e LSI’s, Ilir Meta, ku në fokus ishte pikërisht analiza e punës së kabinetit qeveritar.

Lajmi asht konfirmue nga burime pranë LSI’s, ndërkohë që nga Kryeministria ende nuk ka nji përgjigje konkrete.