Shqipni: Kqyreni çka i ka ba studentja-Ministres së Arsimit (video)

Nji akt vandal, e quejti deputeti socialist Pandeli Majko gjestin e studentes Mirela Ruko që i hodhi nji shishe me salcë në krye ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

Pak para nisjes së aktivitetit për diplomimin e studentëve të Fakultetit Juridik, aktivistja e lëvizjes “Për Universitetin” i derdhi nji shishe me salcë në krye ministres Nikolla.

Majko shprehu solidaritet me ministren, por tha se nuk munden me u ba fyemje të tilla publike.