Shqipni, Patozi shpall ‘Lëvizjen për Ringritjen e PD’, qe kush i bashkohet

Grupi i demokratëve në Shqipni kundër kryetarit që e ka ngri pozitën, Lulzim Basha, të cilët kanë nisë nji lëvizje të re mbrenda PD kanë vazhdue takimet me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Korçës.

Në takim merrnin pjesë deputetët aktualë Eleina Qirici, Gjergji Papa, Ridvan Bode, Astrit Patozi.

Gjatë fjalës së tij, Astrit Patozi, tha se nga Korça shpall “Lëvizjen për Ringritjen e PD”.

“Nëse nisma jonë kishte me pasë nji emën që do i vendosnim nismës tonë kishte me qenë Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike dhe këtë po e them për herë të parë në Korcë. Na jemi të gjithë bashkë dhe kjo asht PD që nuk pranon mosmbajtjen e përgjegjësisë dhe mospasjen e nji gare të drejtë. Na jemi etiketue si kundërshtarët e Lulzim Bashës, por na jemi kundërshtarët e PS, mbasi Lulzim Basha asht njani prej nesh dhe jemi gati me punue edhe me të për ringritjen e PD. PD nuk ka vdekë”, tha ai.