Shqipni: Prokuroria paralajmëron hetime për gjyqtarët që iu refuzue viza nga SHBA

Edhe Prokuroria e Përgjithshme paralajmëron hetime për gjyqtarët e korruptuem – që dyshohen se për këtë shkak iu asht refuzue apo anulue viza nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

 

Njajt si ministri i Drejtësisë apo Unioni i Gjyqtarëve, edhe organi qëndror i akuzës duket se asht në pritje të listës së këtyne gjyqtarëve.

 

Top Channel e kërkoi nji reagim nga Prokuroria e Përgjithshme, për qëndrimin që ka me mbajtë mbas deklaratës së ambasadorit Donald Lu.

 

Prokuroria vlerëson çdo informacion për korrupsion në drejtësi dhe më gjerë, që mbërrijnë nga burime të besueshme. Ambasada amerikane është një ndër partnerët më të ngushtë të Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, ndaj dhe informacionet e saj për vepra të ndryshme penale kanë shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve konkrete”, tha Albi Serani, Këshilltar i Prokurorit të Përgjithshëm.

 

Por zyra e shtypit nuk dha asnji koment, nëse kanë nisë ose jo prap hetimet për Gjin Gjonin, gjyqtar dhe anëtar i KLD’s, emni i të cilit u publikue nga Top Channel, si njani nga gjyqtarët që iu asht refuzue viza nga SHBA’t.

 

Nesër priten emnime të reja në disa gjykata, përfshi edhe të Apelit. E mbetet me u pa nëse reagimi i ambasadorit Lu, ka me ndikue në këto emnime. /TopChannel/