Shqipni: Shpërthim në Fushë-Krujë

Nji shpërthim i fuqishëm ka tronditë banorët e Fushë-Krujës mbasditen e sotme. Nji sasi lande eksplozive i asht vendosë nji mjeti, i cili ka shpërthye në qendër të qytetit. Për pasojë janë damtue edhe dy automjete që ndodheshin pranë këtij kerri.

Ngjarja ka ndodhë rreth orës 17:45, në kohën kur automjeti që ka shpërthye ndodhej para Shtëpisë së Oficerëve në Fushë-Krujë.

Nuk raportohet për persona të lënduem.