Dorëzohet Shqipnia, Spanja shenon gollin e dytë!

Kombëtarja e Spanjës ka shenue për 2 me 0 ndaj Shqipnisë në “Loro Borici” të Shkodrës.

Gollen e dytë e shenoi i sapo inkuadruemi në lojë, Nolito në minutën e 63’të.

————–

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipni – Spanjë me rezultat të barabartë 0 me 0.

45 minutat e para që po zhvillohet në “Loro Borici” i takuen ekipit të Spanjës, por nuk arritën të gjenin gollin mbas nji mbrojtje të fuqishme të shqiptarëve.

Lojtari i ndeshjes në këto minuta ishte padyshim Etrit Berisha i cili bani disa pritje bravuroze.