Shqipni, tri viktima nga moti i keq, nji person i paidentifikuem!

Moti i keq që ka goditë vendin në orët e fundit asht ba shkak për vdekjen e tre personave.

Rasti i parë asht shenue në vendin e quejtun Plan i Bardhë në Bashkinë e Klosit, ku 42-vjeçari i identifikuem si Xhevahir Ndoi asht rrëmbye nga uji së bashku me kerrin e tij.

Rasti i dytë asht shenue në fshatin Sukë të Këlcyrës, ku nji 50-vjeçar ka humb jetën mbasi asht rrxue nga çatia e shtëpisë si pasojë e erës së fortë. Mesohet se viktima e dytë nga moti i keq asht Kastriot Spahiu, 50 vjet, i cili kishte hip në çati për me ba disa riparime.

Po rreth orës 13:30, pjestarët e komisariatit Nr 5 në Kamëz kanë njoftue se kanë gjetë trupin e nji personi të pajetë buzë lumit të Tiranës.

Viktima, ende i paidentifikuem dyshohet se asht rrëmby nga vërshimi i ujit mbas reshjeve të denduna.

Bahet e ditun se viktima asht i gjinisë mashkull, rreth 50 vjet.