Shqipni, vazhdon përhapja e zjarrit

Përveç situatës së rëndueme nga flakët pranë Shëngjinit, të cilat vazhduen edhe gjatë natës me gjithë përpjekjet e zjarrfikësve dhe forcave të ushtrisë për me i shue, zjarri ka përfshi edhe zonën e Harunasit në qytetin e Gramshit.

Rasti asht përcjellë në “Ti Raporton” në Top Channel nga nji person mëngjesin e së Shtunës, i cili ka dërgue pamje, ndërsa shprehet se janë njoftue edhe zjarrfikëset, por kanë thanë se nuk kanë mjete në dispozicion, të paktën simbas këtij personi.

Zjarri ka ra në nji zonë të pyllëzueme, ku doket e vështirë ndërhymja nga toka e zjarrfikësve për shuemjen e flakëve.