Shqipni: Vritet i shumëkërkuemi nga policia

Vritet i shumëkërkuemi Petrit Dushi.

Policia e Shqipnisë njoftoi se sot 22 Prill 2016, 45 vjeçari u vra gjatë nji përplasjeje me armë me policinë gjatë operacionit për arrestimin e tij.

Operacioni është zhvilluar në Gziq të Lezhës dhe gjatë përplasjes me armë i shumë kërkuari Petrit Dushi ka mbetur i vrarë”.

Dushi gjeujti me armë ndaj Forcave Speciale, dhe disa muej ma parë arriti me u largue gjatë nji operacioni për kapjen e tij.

Dushi për 2 vrasjet që i ka krye, nji ndaj nji bashkëfshatari e nji ndaj nji daje të babes, ka shpëtue nga policia tue qëndrue n’arrati.

45 vjeçari ishte i dënuem me 17 vjet për vrasje, 3 vjet për falsifikim dokumentesh dhe ishte ne gjykim për vrasjen e nji personi të identifikuem me inicialet M.J..